Anulohet vizita e Bogdanoviqit në Kosovë, qeveria e Kosovës nuk e ka dhënë pëlqimin

21/02/2009 05:42

ImageMinistri serb për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, nuk ka arritur të hyjë sot në Kosovë, ashtu siç e kishte paraparë. Qeveria e Kosovës nuk i ka dhënë pëlqimin UNMIK-ut që Bogdanoviq të vizitojë Kosovën. Qeveria gjithashtu nuk i ka ofruar siguri, me arsyetimin se ai duhet t’i bëjë kërkesë zyrtare institucioneve të Republikës së Kosovës, bashkë me agjendën, e jo të vazhdojë me avazin e vjetër, që kërkesat e tilla t’i bëjë në UNMIK sikurse më parë. “Ne nuk i kemi dhënë pëlqimin dhe kemi kërkuar t’u drejtohet institucioneve me kërkesë dhe agjendë, përndryshe do të kthehet prapa, apo nëse insiston të hyjë pa leje dhe me persona të armatosur do të arrestohet”, ka thënë për KTV-në zv. kryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi. Ndërsa, zëdhënësi i UNMIK-ut, Aleksander Ivanko, ka thënë për KTV-në të mos ketë dijeni të ketë ardhur në UNMIK një kërkesë e tillë nga Bogdanoviqi. Zëdhënësja e EULEX-it, Kristiina Herodes, i ka deklaruar KTV-së se kërkesa që Bogdanoviqi ta vizitojë sot Kosovën në EULEX ka ardhur nga UNMIK-u, dhe më pas EULEX-i ka kërkuar pëlqimin e institucioneve të Kosovës.Por meqë nuk është marrë pëlqimi i institucioneve të Kosovës, atëherë vizita është anuluar. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka, ka thënë për KTV-në se policia ka marrë urdhër nga Ministria e Punëve të Brendshme që t’i ndalohet hyrja në Kosovë Bogdanoviqit nëse vjen në cilësi të delegacionit me persona të armatosur që është cekur në kërkesë. Sipas tij, Bogdanoviq ka mundur ta vizitojë Kosovën vetëm në cilësi të qytetarit.
 

Back

Search site

© Copyright 2009.All rights reserved.Powered by Zbavitu-24or.Ch