Audi Q5 hibrid

08/02/2009 02:50

Audi do të ofrojë versionin hibrid të automjetit të vet sportiv Q5 në tregun e Amerikës gjatë vitit 2010, e nëse arrin sukses atëherë ai do të lansohet edhe në Evropë.

Sipas pohimeve të Wolfgang Hatz, drejtor për zhvillim të grupimit Volkswagen, Audi duhet t’i ofrojë tregut modelin e vet të automjeteve hibride për të mbetur në garë me konkurrencën (Lexus RX 400h, BMW X6 apo Mercedes-Benz S400 hibrid).

Blerësve do tu ofrohen edhe dy modele me naftë e një me benzinë. Motori i cili punon me benzinë bart shenjën 2.0 TFSI dhe zhvillon 211 kuaj fuqi, shpejtësinë deri në 100 kilometra për 7.2 sekonda me shpenzim të 8.5 litrave karburant në çdo 100 kilometra të kaluara.

Sa u përket motorëve me naftë, i pasi do të bart shenjën 2.0 TDI, do të ketë 170 kuaj fuqi dhe do të arrij 100 kilometra për 9.5 sekonda. Modeli i dytë i cili punon po ashtu me naftë, bart shenjën 3.0 TDI dhe është dukshëm më i fuqishëm e më i shpejtë, ka 240 kuaj fuqi, derisa shpejtësinë prej 100 kilometrash në orë e arrin për 6.5 sekondash.

Back

Search site

© Copyright 2009.All rights reserved.Powered by Zbavitu-24or.Ch