PD-ja mbështet institucionet që me Serbinë të bisedojë në suaza të dy shteteve sovrane

07/02/2009 07:48

Partia e Drejtësisë i mbështet institucionet e Kosovës që me Serbinë të bisedojë në suaza të dy shteteve sovrane, por e kritikon ato se proceset shtetformuese në Kosovë janë duke i zhvilluar në rreth të një sovranitet të kufizuar. Kryetari PD-së, Ferid Agani, i ka bërë thirrje presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi që të reflektojnë dhe të sigurojnë një unitet politik ndërinstitucional dhe ndërpartiak. Sipas tij një herë e përgjithmonë duhet larguar improvizimet nga politika kosovare. Madje Agani u ka bërë thirrje institucioneve të vendin që të dalin me projekte konkrete dhe t’i sistemojnë në mënyrë të duhur ish-pjesëtarët e TMK-së që kanë mbetur jashtë FSK-së.

Back

Search site

© Copyright 2009.All rights reserved.Powered by Zbavitu-24or.Ch