Presidenti Sejdiu në Munich, ka thënë se Kosova meriton të njihet nga më shumë shtete

07/02/2009 07:47

ImagePresidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu në Konferencën e Sigurisë, në Munich, ka thënë se Kosova meriton të njihet nga më shumë shtete. Për të parën herë në Konferencën e Munihut, presidenti Sejdiu ka mbajtur një fjalim gjatë një darke pune. Përfaqësuesi diplomatik i Kosovës në Berlin, Vilson Mirdita, ka thënë se Sejdiu është përqendruar në arritjet e deritashme të shtetit më të ri në botë. Dhjetë ditë para përvjetorit të parë të shpalljes së pavarësisë, presidenti Sejdiu ka thënë se pret që të ketë njohje të tjera. “Këtë e kemi merituar, sepse me gjithë dyshimet e shumë vendeve të tjera kemi treguar veten se jemi në gjendje të mbajmë shtet”, ka theksuar Sejdiu.
 

Back

Search site

© Copyright 2009.All rights reserved.Powered by Zbavitu-24or.Ch