Sarkozy: Pavarësia e Kosovës ka hapur një etapë të re drejt paqes dhe stabilitetit në Ballkan

21/02/2009 05:34

Image”Deklarata e pavarësisë, më 17 shkurtit 2008, ka hapur një etapë të re drejt paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe më këtë Kosova i ka treguar tërë botës se mund t’i dalë përballë sfidës së pavarësisë dhe të krijojë një shtet të ri, ku çdo bashkësi do ta ketë vendin e vet”, ka thënë presidenti i Francës, Nikolas Sarkozy, në një telegram urime me rastin e përvjetorit të pavarësisë, dërguar presidentit dhe kryeministrit të Kosovës. “Pavarësia e Kosovës ka hapur një etapë të re drejt paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe më këtë Kosova i ka treguar tërë botës se mund t’i dilte përballë sfidës të pavarësisë”, thuhet në mesazhin urues të presidentit Sarkozy. Në letrën dërguar presidentit Sejdiu dhe kryeministrit Thaçi, Sarkozy është shprehur se Kushtetuta e cila është miratuar më 15 qershor 2008 dhe ligjet e votuara që nga ajo kohë nga Parlamenti, përfillin vlerat evropiane. “Kosova, tashmë e njohur prej shumicës dërmuese të evropianëve dhe prej më shumë se pesëdhjetë shteteve anembanë botës, është e pakthyeshme”, ka thënë Sarkozy. Sipas tij, për të shëruar plagët e së kaluarës, është i domosdoshëm pajtimi në mes të Serbisë dhe Kosovës, sikurse që ishte dikur ai në mes të Francës dhe Gjermanisë. “Vetëm ai pajtim do t’i mundësojë Kosovës dhe Serbisë të punojnë në një të ardhme të përbashkët”, ka thënë presidenti francez.

Back

Search site

© Copyright 2009.All rights reserved.Powered by Zbavitu-24or.Ch