Sony zgjeron linjën Walkman

04/03/2009 06:01

Me modelet NW-S736FK e NW-S738FK kompania japoneze Sony e ka zgjeruar paletën e pasur të pajisjeve Walkman. Modelet e reja dallohen sipas ngjyrave dhe kapaciteteve për ruajtje të dhënave.

Të dy media playerët digjital do të shiten me ngjyrë të artë, zezë, rozë dhe të kuqe, me memorie prej 4 gigabajt (për modelin NW-S736FK), respektivisht 8 gigabajt (për modelin NW-S738FK) për ruajtjen e melodive tuaja të preferuara.

Ajo që është më e rëndësishmja është mbështetja për formatet çdo ditë më të popullarizuara audio e video siç janë, MP3, WMA, ATRAC, WMV, MPEG-4, JPEG e AAC.

Nga detajet tjera teknike duhet të përmendet ekrani LCD prej dy inçësh, lidhja USB 2.0, barazuesi i tensioneve prej pesë kanaleve, pranuesi i radiovalëve FM si dhe bateria e cila mund të “duroj” deri në 40 orë punë të pandërprerë.

Të dyja pajisjet do të paraqiten në treg më 14 mars për çmim të panjohur për momentin.

Back

Search site

© Copyright 2009.All rights reserved.Powered by Zbavitu-24or.Ch