Telefon i mençur nga Asus me ekran të madh

04/03/2009 06:04

Asus P835

Kompania Asus çdo ditë e me më shumë seriozisht po përfshihet në garën për prodhimin e telefonit të mençur (smartphone) më të mirë dhe më të pajisur. Modeli i tyre i fundit, Asus P835, para së gjithash dallohet për ekranin e tij të madh.

Asus P835 është i bazuar në sistemin operativ Windows Mobile 6.1, që sigurisht edhe është e meta më e madhe tij, kur merret parasysh se edhe mbështetësit më të mëdhenj të Windows Mobile me padurim janë në pritje të versionit të paralajmëruar 6.5.

Sa i përket lidhjeve, në të gjenden GPRS, EDGE, UMTS i HSDPA si dhe Bluetooth e WiFi, e për ruajtjen e të dhënave përkujdesen 4 GB të integruara si dhe qasja për kartelat e memories MicroSDHC.

Sa i përket ekranit të ndjeshëm në prekje, diagonalja e tij është 3.5 inç e rezolucioni hiq më pak se 800x480 piksela, që shkojnë shumë mirë me kamerën e integruar me rezolucion prej 5 megapikselash.

Çmimi dhe paraqitja e tij në treg tani për tani nuk janë të njohura.

Back

Search site

© Copyright 2009.All rights reserved.Powered by Zbavitu-24or.Ch