Facebook shënon ditëlindjen e pestë

08/02/2009 02:47

 


 


Këto ditë rrjeti më i popullarizuar shoqëror online Facebook shënon ditëlindjen e pestë të punës.

Versioni i parë i cili atëkohë ka bartur emrin "TheFacebook" është zhvilluar në fillim të muajit shkurt në universitetin Harward nga Mark Zuckerberg dhe miqtë e tij të cilët kanë dashur të kanë një mjet të thjeshtë për komunikim nëpërmes internetit.

Fillimisht Facebook ka qenë i kufizuar vetëm në studentët e Harwardit, mirëpo shpejt është hapur edhe për studentët e universiteteve amerikane, e më vonë edhe gjithë të tjerëve.

Pas hapjes së plotë të Facebook popullariteti i shërbimit është rritur në mënyrë marramendëse sa që tani ka 150 milionë përdorues në mbarë botën, derisa vlera e kompanisë vlerësohet në rreth 5 miliardë dollarë amerikanë.

Back

Search site

© Copyright 2009.All rights reserved.Powered by Zbavitu-24or.Ch