Internet Explorer e Safari humbin përdoruesit

04/03/2009 06:02

Muaji i dytë i vitit 2009 ka sjellë një situatë pak më ndryshe në tregun e shfletuesve të internetit në krahasim me janarin sa i përket faktit se cili shfletues po ja vjedh kujt përdoruesit, por një trend mbetet i njëjtë – Internet Explorer çdo ditë e më shumë po e humb betejën kundër Firefox.

Dallimi në mes dy shfletuesve të përmendur ka rënë nën 50 për qind, edhe pse Internet Explorer edhe më të tutje mbetet sundimtar i kësaj pjese të tregut.

Siç raportojnë analistët e kompanisë NetApplications, gjatë muajit shkurt numri i përdoruesve të Internet Explorer ka rënë në pjesëmarrjen prej 67.44 për qind, derisa numri i përdoruesve të Firefox është rritur në 0.24 për qind dhe tani përbën 21.77 për qind. Safari është radhitur në vendin e tretë me pjesëmarrje prej 8.29 për qind, Google Chrome në të katërtin me 1.15 për qind dhe Opera në vendin e pestë me pjesëmarrje prej 0.71 për qind.
 

Back

Search site

© Copyright 2009.All rights reserved.Powered by Zbavitu-24or.Ch