Ish-pjesëtarët e TMK-së i japin ultimatum qeverisë – kërkojnë dorëheqjen e Mujotës e Selimit

07/02/2009 07:51

ImageDeri të hënë në ora 3 të pasdites ish-pjesëtarët e TMK-së i kanë dhënë ultimatum qeverisë së Kosovë që ti realizojnë kërkesat e tyre. Listës së kërkesave tyre i prinë dorëheqja e parevokueshme dhe morale e ministrit Fehmi Mujota, komandantit të FSK-së, gjeneral Sylejman Selimi dhe zëvendësit të tij, Rrahman Rama si dhe rishqyrtimi i tërë procesit të rekrutimit të ish-pjesëtarëve të TMK-së në FSK-së. Ish-pjesëtarët e TMK-së kësaj here kanë protestuar para ndërtesës ku ka qenë shtabi i TMK-së dhe ku edhe do të vendoset Ministra e FSK-së. Duke bërë thirrje që protesta të mos marrë kahe politike dhe të ruhet qetësia, ata kanë kërkuar mirëkuptim nga pjesëtarët e pranuar në FSK si dhe u kanë bërë thirrje atyre që të mos japin dorëheqje në asnjë mënyrë nga FSK-ja. Protesta e sotme ka ardhur pasi që ish-pjesëtarët e TMK-së pasi nuk kanë marrë përgjigje nga institucionet në lidhje me pozitën e tyre, unanimisht kanë vendosur të hyjnë në protesta të përditshme.
 

Back

Search site

© Copyright 2009.All rights reserved.Powered by Zbavitu-24or.Ch