Ishujt Maldive do ta zyrtarizojnë shpejt njohjen e Kosovës

07/02/2009 07:51

ImageIshujt Maldive kanë njohur pasaportat e Kosovës dhe kanë paralajmëruar njohjen e shpejtë edhe të shtetit të ri. Ministri i Jashtëm i këtij shteti, Ahmed Shaheed, i ka thënë mbrëmë televizionit privat, DhiTV, se Maldivet janë të interesuara që të lidhin marrëdhënie diplomatike me Republikën e Kosovës sa më shpejtë që është e mundshme. "Maldivet janë të përkushtuara fuqishëm për principin e respektimit të integritetit territorial të shteteve, por rasti i Kosovës është i veçantë dhe vjen në pah parimi i vetëvendosjes", ka thënë Shaheed në intervistën që përcjellet edhe ne faqen zyrtare në internet të ministrisë. Maldive, që shtrihet në Oqeanin Paqësor, do të bëhet shteti i 55-të anëtar i OKB-së që e njeh Republikën e Kosovës. Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, para disa ditësh kishte paralajmëruar se Kosova do të njihet shumë shpejt nga ky shtet, pas takimeve lobuese që ai ka pasur në Nju Jork me shefin e diplomacisë së Maldiveve.
 

Back

Search site

© Copyright 2009.All rights reserved.Powered by Zbavitu-24or.Ch