KDI: Opozita me aktive se pozita

07/02/2009 07:48

ImageInstituti Demokratik i Kosovës ka publikuar raportin për punën e Kuvendit të Kosovës gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2008. Sipas raportit subjektet politike të pozitës, kanë shënuar rënie në angazhimin e tyre në seancat plenare, ndërsa ata të opozitës kanë shtuar angazhimin e tyre dukshëm më shumë. Përderisa disa deputetë janë përzgjedhur si më aktivë, ata që janë konsideruar më pasivë në punët e tyre, është për shkak se njëherësh kanë nga dy- tri poste, si në degën e legjislativit, ashtu edhe në atë të ekzekutivit. KDI-ja pas kësaj pune ka dhënë rekomandimet, ku thonë se duhet të bëhen publike rezultatet e votimit elektronik të deputetëve, të mos lejohen deputetët vonohen dhe që ata të mos kenë të drejtë të ushtrojnë edhe ndonjë funksion në kabinetin qeverisës.
 

Back

Search site

© Copyright 2009.All rights reserved.Powered by Zbavitu-24or.Ch