Konfirmohet celulari LG Arena

08/02/2009 02:52

 

LG Arena KM900

 


 

Në kongresin e sivjetmë “Mobile World Congress” na presin paraqitjet e një vargu të gjerë të modeleve të reja të celularëve.

Për një kohë të gjatë nëpër internet po paraqiten thashethemet e nxitura nga fotografitë e telefonit të ri të mençur të kompanisë LG. Prodhuesi ka vendosur tu jap fund duke konfirmuar ekzistencën e celularit.

Specifikat e modelit i cili do të bart emrin Arena KM900 njihen edhe nga më herët. Ai ka ekran të ndjeshëm në prekje prej tre inçësh me rezolucion prej 800 x 480 piksela, fotoaparat me rezolucion pesë megapikselash, GPS, FM radio, Wi-Fi e TV tuner. Video materialet në të do të mund të incizohet në kualitetin DVD. Trashësia e shtëpizës së celularit është 12 milimetra.

Celulari fillimisht do të paraqitet në ofertën e operatorit gjerman T-Mobile. Për çmimin ende nuk dihet asgjë, derisa paraqitja zyrtare e tij do të jetë në kongresin “Mobile World Congress” i cili fillon në mesin e këtij muaji.

Back

Search site

© Copyright 2009.All rights reserved.Powered by Zbavitu-24or.Ch