Lëshime të sigurisë në Firefox

08/02/2009 02:46



Programuesit nga Mozilla kanë lëshuar versionin më të ri të shfletuesit të tyre të internetit (Firefox 3.0.6.) i cili rregullon disa lëshime të sigurisë të cilat janë paraqitur në versionet e mëhershme.

Lëshimi më i madh është gjetur në makinën e Firefoxit – Javascript Engine, e cila ka mundësuar nisjen e paautorizuar të programeve në kompjuterin e viktimës. Ky lëshim përveç Firefoxit ka përfshirë edhe klientin e e-mailave (mail client) Thunderbird dhe SeaMonkeyn. Arnimi i parë i sivjetmë i Firefox në të njëjtën kohë rregullon edhe pesë lëshime tjera më të vogla.

Pos rregullimit të gabimeve të përmendura versioni i ri do të duhej të ofrojë stabilitet më të mirë me shtojcat, siç është Adblock Plus.

Back

Search site

© Copyright 2009.All rights reserved.Powered by Zbavitu-24or.Ch