Opozita kosovare i kërkon dialog për zgjedhjet koalicionit qeveritar

07/02/2009 07:53

ImagePartitë opozitare i kërkojnë koalicionit qeverisës dialog dhe marrëveshje për arritjen e një kompromisi për kohën e mbajtjes së zgjedhjeve. Liderët e LDD-së, AAK-së, PSD-së dhe ORA-s kanë thënë pas një takimi të përbashkët se duhet bërë debat për këtë çështje duke e respektuar pakon e Ahtisaarit dhe Kushtetutën e Kosovës. Askush nga AKR-ja nuk ka marrë pjesë në këtë takim. Ndërkohë, këto parti opozitare janë shprehur të shqetësuara me situatën në vend duke thënë se gjatë vitit të parë të jetës si shtet sovran dhe demokratik koalicioni qeverisës ka treguar mungesë të madhe të kapacitetit shtetformues në segmentet kryesore të shtetit.

Back

Search site

© Copyright 2009.All rights reserved.Powered by Zbavitu-24or.Ch