Policia ka arrestuar një person, i cili dje ia kishte dalë t’i kalonte rrethojat e Burgut të Lipjanit

21/02/2009 05:44

ImagePolicia ka arritur ta arrestonte një person, i cili dje ia kishte dalë t’i kalonte rrethojat e Burgut të Lipjanit ku vuante dënimin dhe të arratisej, përderisa një tjetër i burgosur ishte ndaluar nga gardianët e burgut gjatë përpjekjes për t’u arratisur. Policia ka bërë të ditur se personi i arratisur, identiteti i të cilit nuk bëhet publik, është arrestuar rreth një kilometër larg nga Burgu i Lipjanit. “Si rezultat i një pune të shpejtë të Policisë së Kosovës, është arrestuar i dyshimti, i cili ishte në vuajtje dënimi në Burgun e Lipjanit”, thuhet ë komunikatën e policisë. Sipas këtij njoftimi, dje rreth orës 11, policia në Lipjan kishte marrë një informatë për një arratisje të dy të burgosurve.

Back

Search site

© Copyright 2009.All rights reserved.Powered by Zbavitu-24or.Ch