Romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” edhe në gjuhën rome

21/02/2009 05:39

Kryevepra e shkrimtarit më të madh shqiptar, Ismail Kadare, romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” mund të lexohet në gjuhën e tyre edhe nga qytetarët e komunitetit rom me titull “Mula armadako generalo”. Kjo kryevepër e Kadaresë, e përkthyer rrjedhshëm nga gjuhëtari Ibrahim Elshani, është promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë. Elshani, i cili dallohet për përkthimin e disa veprave të tjera nga gjuha shqipe në gjuhën rome, ka thënë se përkthimi i kësaj të fundit ishte i vështirë për faktin se gjuha rome është e varfër nga leksiku. Romani “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” e ngrit Kadarenë në rangun e krijuesve më të mëdhenj të botës. Ky roman është botuar në dhjetëra gjuhë të huaja, ndërsa në Francë është realizuar edhe një film sipas një skenari të kësaj vepre.

Back

Search site

© Copyright 2009.All rights reserved.Powered by Zbavitu-24or.Ch