Selimi nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje

07/02/2009 07:50

Image Pa marrë parasysh zërat e ish-pjesëtarëve të trupës që ka udhëhequr, Sylejman Selimi nuk e ka ndërmend të japë dorëheqje nga posti i komandantit të FSK-së.Të paktën jo derisa ai e sheh të nevojshme kontributin e tij në Forcën e Sigurisë. Gjeneral Selimi, është shprehur se në protesta mund të drejtohen shumë kërkesa që sipas tij edhe u lejohet. Por Selimi, ka thënë se do ta vazhdojë punën e tij deri atëherë sa të jetë i nevojshëm dhe sa kërkohet nga ai që t’i shërbejë këtij institucioni. Edhe zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, nuk ka dashur t`i komentojë kërkesat e protestuesve për shkarkime të udhëheqësve të Forcës së Sigurisë, duke u shprehur se procesi ende nuk ka përfunduar. Ai ka thënë se Qeveria së bashku me KFOR-in janë duke punuar në gjetjen e një zgjidhjeje, dhe sipas tij kjo është më e rëndësishme. Ndërsa, përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Faith, ka lavdëruar procesin e deritashëm për krijimin e FSK-së. Ai pas takimit që ka zhvilluar me komandantin e FSK-së, Sylejman Selimi, ka thënë që është tejet i interesuar që procesi i krijimit të FSK-së të jetë paqësor. Ndërkaq, ende nuk ka asgjë konkret për inkuadrimin e ish-pjesëtarëve të TMK-së në Policinë e Kosovës. Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajazit, ka thënë se ende nuk kanë gjetur mundësi për një inkuadrim të tillë, por ai ka premtuar se janë duke punuar dhe do të vazhdojnë të punojnë për gjetjen e këtyre mundësive.

Back

Search site

© Copyright 2009.All rights reserved.Powered by Zbavitu-24or.Ch