Surroi reagon ndaj deklaratave të Pacollit për njohje

07/02/2009 07:50

ImageKryetari i Bordit për Politike të Jashtme, Veton Surroi, ka reaguar ndaj deklarimeve të kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli, për procesin e njohjeve, sidomos me rastin e Perusë. “Në vizitën time në Peru, në maj të vitit 2007, pata kënaqësinë që zyrtarisht të njihem me deklarimin e diplomatëve të lartë rreth qëndrimit të tyre përfundimtar të Republikës së Perusë ndaj statusit të Kosovës. Qëndrimi i marrë në nivel presidencial ishte që të përkrahet pavarësia e Kosovës sipas Rekomandimeve të Presidentit Ahtisaari”, ka thënë Surroi, në komunikatën për media të klubit. Ish-anëtari i ekipit negociator, Surroi ka deklaruar se vendimi i presidentit peruan dhe ndihma e madhe e dhënë nga një shtet i madh evropian, më 2007, për të sqaruar kontekstin evropian të pavarësisë së Kosovës nuk ka qenë i ndikuar nga lobimi i vetë-deklaruar i mëvonshëm i kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli. “Për këto qëndrime të shtetit peruan, Ekipi i Unitetit ka qenë i informuar nga unë, sapo jam kthyer në Prishtinë në maj të vitit 2007”, ka sqaruar Surroi. Reagimi i Surroit ka ardhur pas deklaratës së mbrëmshme të Pacollit në emisionin Rubikon të KTV-së. Pacolli, i pyetur se cilat janë gjashtë shtetet që ai pretendon se është meritë e tij që kanë njohur Kosovën, ka përmendur edhe Perunë, duke theksuar se është edhe qytetar nderi i këtij vendi në Amerikën Latine.
 

Back

Search site

© Copyright 2009.All rights reserved.Powered by Zbavitu-24or.Ch