Vazhdon fushata e UNDP-së për vetëdijësimin e OZHM-së

21/02/2009 05:41

ImageZyra e Programit për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara kohë më parë drejtoi një fushatë vetëdijesimi për rëndësinë e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit në Universitetin Amerikan të Kosovës. Në fund të fushatës UNDP-i shpalli rezultatet e garës për esenë më të mirë me temë: “Cili Objektiv i Zhvillimit të Mijëvjeçarit do të jetë më i vështirë të arrihet në Kosovë dhe pse?”. Ndërkaq, u shpallën tre fituesit e kësaj gare. “Është sfidë e juaja të zhdukni varfërinë në Kosovë. Mendoni vetëm sa biznese të reja do të mund të hapeshin dhe sa njerëz do të punësoheshin po të ekzistonte vullneti i mirë për këtë. Andaj, Kosova nuk mund t’i lejojë vetes të humbasë potencialin e cilit do prej njerëzve të saj”, ka thënë shefi i UNDP-së në Kosovë, Frode Mauring. Ligjvënësit kosovarë, nëpërmjet një rezolute vitin e kaluar patën miratuar Deklaratën e Mijëvjeçarit të Kombeve të Bashkuara. Ata janë zotuar se së bashku me Presidencën dhe Qeverinë e Kosovës do t’i përmbushin tetë objektivat e kësaj deklarate, në të cilat përfshihet zhdukja e varfërisë dhe e analfabetizmit, si dhe respektimi i barazisë gjinore.

Back

Search site

© Copyright 2009.All rights reserved.Powered by Zbavitu-24or.Ch